Kultura

Mumia peruane gjendet brenda çantës së një korrieri të dehur


Policia e Perusë ka kryer një zbulim të pazakontë në çantën e një korrieri postar, kur u gjet brenda saj një mumie e ruajtur në kushte ideale, e cila besohet se është midis 600 dhe 800 vjeçare.

Korrieri ra në sytë e Policisë, për shkak se po sillej çuditshëm dhe ishte nën efektin e alkoolit.

Më pas, me hapjen e çantës së tij termike, zbuluan mumien e kërrusur, të cilën vetë korrier e përshkroi si një “krijesë spiritualë” me të cilën kishte ndarë dhomën për disa kohë.

Pavarësisht se vetë ai e kishte emërtuar atë Juanita dhe mendonte se kishte qenë grua në jetën reale, mumia e zbuluar i përket një mashkulli.

Arsyeja se pse ai e kishte ruajtur atë, kishte të bënte me faktin se kërkonte t’ua tregonte miqve të tij çfarë kishte zbuluar dhe t’u krenonte me mumien, teksa detaje nuk ka dhënë se si kishte arritur ta gjente atë.

Në bazë të testimeve të para të kryera, mendohet se personi i mumifikuar, ka jetuar deri në moshën 45-vjeçare dhe ka qenë rreth 1 metër e 50 i gjatë.

Pozicioni në të cilin ai është gjetur, i kërrusur dhe mbështjellë me fasha të shumta, është tipike për atë periudhë kohore në Amerikanë e Jugut, përpara ardhjes së pushtuesve spanjollë në tokën e largët.

Menjëherë pasi Policia e mori në dorëzim mumien, ajo është dërguar në Ministrinë e Kulturës, ku do të vendoset edhe çfarë do të bëhet më pas me të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore