Mujanoviç kritikon organizatorët e “Davis Cup”: Kënga më të cilën u prezantua Gjokoviç-i promovon aneksimin e Kosovës

SHFLETO

Novak Gjokoviç

 

Dini Fetahu
24.11.2023 11:37
Loading Icons...

Jasmin Mujanoviç, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave të huaja, është habitur me faktin sesi askush nuk e ka kontrolluar tekstin e këngës me të cilën tenisti Novak Gjokoviç, dhe ekipi i Serbisë, gjatë prezantimit në kuadër të “Davis Cup”, në Britani të Madhe, u futën në fushë, pasi që e njëjta bënë thirrje për pushtimin e Kosovës.

Teksti i këngës fashiste serbe që u lëshua gjatë prezantimit të Gjokoviç-it dhe ekipit të Serbisë, thotë – ndër të tjera – “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

Prandaj, politologu nga Bosnje e Hercegovina ka shkruar në platformën X, se ky është himni më famëkeq nacionalist serb bashkëkohor.

Jasmin Mujanoviç

“Shumë e pabesueshme që askush në ekipin e PR të ‘Davis Cup’ nuk mendoi të kontrollonte dy herë tekstin e muzikës hyrëse të Gjokoviç-it – një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme – pasi është një nga himnet më famëkeq nacionalist serb bashkëkohor, duke promovuar në mënyrë eksplicite aneksimin e Kosovës dhe te Malit te Zi”, shkroi.