
Vaksinat e para për COVID-19 u dhanë një vit më parë dhe më shumë se 1 milion e 800 mijë doza janë administruar që atëherë në të gjithë Kosovën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “Kosova ia ka dalë që të ketë shkallën më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera”.
Falë përpjekjeve të profesionistëve të panumërt të shëndetit publik dhe mjekësor, mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar, vaksinimi te popullata mbi 18-vjeç në Kosovë ka arritur në 70 përqind me një dozë dhe 63.4 përqind me dy doza.
Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7 përqind me një dozë dhe 57.1 përqind me dy doza. Megjithatë sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7 përqind e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë.
“Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
“Gjithashtu, edhe donatorët që përmes mekanizmave të ndryshëm ndihmuan Kosovën për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e suksesin e këtij procesi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha