Lajme

MSH-ja publikon këshillat për t’u mbrojtur nga lia e majmunit


Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar informacionet që qytetarët duhet t’i dinë rreth lijes së majmunëve.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ministria ka bërë të ditur edhe simptomat e lisë.

Që janë skuqja me flluska në çdo pjesë të trupit, inflamacion dhe dhimbje në zorrën e trashë, enjtje e nyjeve limfatike dhe ethe.

Rekomandimet nga ministria e Shëndetësisë.

Lia e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë të drejtpërdrejtë ose përmes ndonjë objekti të kontaminuar.

Ministria ka këshilluar  “kufizimin e numrit të partnerëve seksual”.

Po ashtu, rekomandohet t’i mbani duart e pastra duke përdorur sapun dhe ujë, ose dezinfektuez me bazë alkooli.

Ndryshe autoritetet shëndetësore në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi po hetojnë një shpërthim të fundit të rasteve të lisë së majmunëve, një sëmundje e rrallë virale e kufizuar zakonisht në Afrikë.

Foto: Ilustrim i lijes së majmunëve.

Çka është sëmundja e lijës së majmunëve?

Sipas infektologut, Gëzim Morina, “lija e majmunit është sëmundje virale, zonotike që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore që i takon grupit ORTHOPOXIVIRUS të familjes POKSIVIRIDAE që janë dy variante”.

“Varianti i Kongos i cili është me i rëndë, me vdekshmëri 10 për qind dhe i dyti është varianti i Afrikës Perëndimore i cili është variant më i butë i cili ka vdekshmëri 1% të rasteve të prekura, fatmirësisht rastet e raportuara në Evropë i takojnë variantit të Afrikës Perëndimore”.

Morina, tutje bën të ditur edhe transmetimin e kësaj sëmundje.

“Transmetohet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve: majmunit dhe më rrallë midis njerëzve. Bartja e infeksionit bëhet me kontaktin e ngushtë mes personit ose kafshës së infektuar me virus, ndërsa transmetimi nga njëri person në tjetrin bëhet përmes kontaktit të ngushtë me LEZIONE (puçrra, lëngje trupore, piklat e frymëmarrjes dhe materialet e kontaminuara si shtrati i pacientit si batanijet, peshairet, etj.)”.

Por, ai konsideron se tash ka një transmetim më të ndryshëm të kësaj sëmundje.

“Shfaqja klinike e sëmundjes është me ethe të vazhdueshme, dridhje, temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujve(dhimbje e trupit), vjellje, skuqje dhe ënjte të nyejve limfatike që mund të çojnë deri te komplikimet mjaft serioze që mund ta sjellin edhe vdekjen e pacientit”.

Ndërsa kohëzgjatja e këtij virusi është 2 deri në 4 javë.

“Terapia Simptomatike bëhet vetëm në raste të infeksioneve sekondare bakteriale (jepen antibiotikë). Vaksinimi për lijen e madhe ofron mbrojtje edhe nga lija e majmunit. Por, janë zhvilluar vaksinat edhe më të reja që janë miratuar për parandalimin e lijes së majmunit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore