MPJD: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Marokut pas tërmetit

SHFLETO

Pamje pas termetit ne Maroku

 

Dini Fetahu
09.09.2023 21:31
Loading Icons...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’i dalur në ndihmë Marokut pas tërmetit që goditi këtë vend, ku si pasojë mbetën të vdekur më shumë se 1 mijë njerëz.

“Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në X.

Në Marok do të ketë tre ditë zie kombëtare pas tërmetit të natës që vrau më shumë se 1 mijë njerëz, sipas një njoftimi nga pallati mbretëror i vendit.

Vendimi vjen pas një takimi që diskutoi fatkeqësinë, të kryesuar nga Mbreti Mohamed VI.

“Është vendosur tre ditë zie kombëtare, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve MAP.

Forcat e armatosura do të dërgojnë ekipe shpëtimi në zonat e prekura për të siguruar ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije, shtoi ai.

Tërmeti vrau të paktën 1 mijë e 37 njerëz me përditësimet e deri tanishme, shkatërroi ndërtesa historike dhe detyroi shumë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Banorët në qytetet e mëdha raportuan britma “të padurueshme” ndërsa tërmeti i fortë bëri kërdi në të gjithë kombin e Afrikës Veriore, me humbje të çdo lloji që priten të rriten, nga njerëzit në ato ekonomike.

Maroku shpall 3 ditë zie kombëtare, pas tërmetit tragjik me mbi 1000 viktima