Stil

Mozzik dhe Don Xhon – me armë në duar vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”


Fotografi e publikuar në media sociale nga Mozzik dhe Don Xhon

Rep artistët e famshëm kosovarë, Mozzik dhe Don Xhoni, në nder të Epopesë së Kosovës, të hënën e 7 marsit kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është, Gramoz Aliu, ka publikuar fotografinë, ku shihet bashkë me rep artistin, Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën e skenës si, Don Xhoni.

Dyshja, kanë pozuar para shtëpisë së familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, ndërsa në duart e tyre mbanin armë automatike.

Fotografi e publikuar nga Mozzik në Instagram.

“I përjetshëm kujtimi për ty, komandant Adem Jashari dhe familjen tënde, që u sakrifikuat për lirinë që ne sot e gëzojmë! Sot në homazhe me Don Xhonin, djalin më të mirë të Drenicës”, ka shkruar Mozzik, në postimet e tij në mediat sociale.

Përndryshe, Mozzik e ka nisur vitin 2022, me plot energji për të sjellë projekte të reja në diskografinë vendore – kësisoj, së fundmi ai kishte publikuar një të tillë me këngëtaren, Elvana Gjata.

Mozzik dhe Elvana sollën këngën “S’ka”, e cila në më pak se katër javë kishte arritur shifrën prej 11 milionë klikimeve në YouTube.

Por, “S’ka” nuk ishte i vetmi projekt që Mozzik e ndau me audiencën e gjerë të tij, kjo pasi që rep artisti ferizajas, së fundmi ka publikuar edhe albumin e tij muzikor të titulluar “Lamboziki”.

“Lamboziki” është publikuar edhe në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, ndërsa përfshinë këngë të ndryshme, si: “Telefonata”, “Milioner”, “Splifin mos e nal”, si dhe bashkëpunimin e tij me të vëllain, Getinjo, në këngën – “Broski”.

Në anën tjetër, me tempo më të ngadalshme të publikimit të projekteve muzikore, por jo me më pak sukses, po vazhdon të surprizojë publikun shqiptar edhe rep artisti i ri, Don Xhoni.

Ani pse për këtë vit, rep artisti nga Drenasi nuk ka publikuar asnjë këngë të re, ato të cilat ai i kishte lancuar në fundvitin që lamë pas, morën shpejtë epitetin e të qenit hit.

Të kujtojmë pak këngën “Corazon”, ku Don Xhon, ishte mysafir i këngëtarit, Butrint Imeri – ndërkaq, që i njëjti projekt numëron jo më pak se 35 milionë klikime në YouTube, teksa u përqafua fuqishëm nga fansat e shumtë të dyshes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore