Sport

Mount prezantohet te Manchester United


Futbollisti i kombëtares së Anglisë, Mason Mount, është prezantuar si lojtari i ri i Manchester United-it.

Mount kompletoi transferimin e tij nga Chelsea para pak ditësh, për një shifër prej 64 milionë euro.

Por, prezantimin me ekipin e tij të ri, ai e bëri gjatë ditës së sotme (5 korrik) dhe u shpreh i lumtur që iu bashkua “Djajve të Kuq”.

“Nuk ishte e lehtë të largohesha nga klubi ku u rrita, por Manchester United do të ofrojë një sfidë të re emocionuese për fazën tjetër të karrierës sime”, tha Mount.

“Pasi luajta ndaj tyre, e di mjaft mirë se çfarë skaudre e fortë janë dhe mezi prej të jem pjesë e përpjekjes së këtij grupi për të fituar trofe të mëdhenj”.

“Pasi u takova me menaxherin dhe diskutova planet e tij, nuk mund të isha më i emocionuar për sezonet në vijim dhe jam gati për punën e vështirë që pritet këtu”.

“E di se sa e mrekullueshme është të fitosh trofe të mëdhenj dhe çfarë duhet për ta bërë këtë. Do të jap gjithçka për ta përjetuar atë sërish te Manchester United”, tha mes tjerash futbollisti anglez.

Kujtojmë që Mount është futbollist i dalë nga akademia e klubit të Chelsea-t, ndërsa nëj vit ishte i huazuar te skuadra e Vitesse-s në Holandë.

Gjatë qëndrimit të tij te Chelsea, 24-vjeçari pati 195 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi 33 gola dhe dhuroi 37 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore