Shqipëria

Moti i keq, trageti me 129 pasagjerë ankorohet pas 6 orësh në Vlorë


Moti i keq i ditëve të fundit në Shqipëri ka sjell që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të ankorohej në port pas gjashtë orësh lundrim.

Trageti me 129 pasagjer duhej të ankorohej në portin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 30 nëntorit.

Pasagjerët përpara mediave deklaruan se deti ishte shumë i trazuar dhe me dallgë të larta duke krijuar panik te ata.

Era e fortë dhe dallgët bën që tragetit t’i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port dhe të dilte sërish në det të hapur.

Pas qetësimit të detit trageti u ankorua dhe pasagjerët vijonin të ishin të frikësuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore