Shqipëria

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të kenë kujdes


Policia e Shtetit ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmente të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Gjithashtu ajo u bën thirrje që të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia ka njoftuar se ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin.

Kjo pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore