Biznes

Mospagimi i borxhit nga Evergrande mund të ketë pasoja të rënda për Kinën


Shpëtimi i Evergrande, kompanisë kineze të pronave, duket se ka ngecur, duke e kthyer atë në ‘kërcënim’ për të ngjashmit se mund të kenë të njëjtën rrjedhë.

E përditshmja “The Guardian” tregon se problemet e kompanisë, e cila ka në total 305 miliardë dollarë borxhe, janë reflektuar në tregjet financiare globale dhe kanë frenuar rimëkëmbjes post-pandemike të Kinës.

Kriza mund të thellohet edhe më tej nëse Evergrande nuk arrin të përmbushë një afat të së shtunës mbrëma për të rritur pagesën e interesit të bonove prej 83.5 milionë dollarë.

Kompanisë i është dhënë një afat prej 30 ditësh për të bërë pagesën pasi humbi afatin fillestar në shtator.

Prej asaj kohe, ajo ka humbur pagesat e tjera kryesore të bonove në dollarë, me vlerë 193.3 milionë dollarë. Dhe po u vjen koha edhe këtyre borxheve.

E themeluar nga ish-drejtuesi Xu Jiayin në mesin e viteve ‘90, kompania është përpjekur të shkarkojë asetet në mënyrë që të paguajë disa nga huatë e saj.

Ndërkaq, kreditorët kinezë pritet të kenë përparësi, me investitorët e huaj që presin në radhë pas tyre.

Vitin e kaluar, aksionet në listën kryesore në Hong Kong kanë humbur me 80 për qind dhe janë pezulluar që nga 4 tetori në pritje të një njoftimi se si do të shpëtohen.

“The Guardian” dallon se ka pasur shenja që procesi nuk ishte duke ecur sipas planit, duke rritur perspektivën që Pekini do të detyrohet të krijojë një shpërbërje të Evergrande.

Kjo duke thithur pjesën më të madhe të tij në ndërmarrjet ekzistuese shtetërore.

Negociatat e Evergrande për të shitur 51 për qind të aksioneve në njësinë fitimprurëse të menaxhimit të pronës, Evergrande Property Services Group, te një zhvillues tjetër kinez për 2.6 miliardë dollarë janë pezulluar.

Blerësi, Hopson Development Holdings, mendohet se nuk mund të merrte marrëveshjen e nevojshme nga qeveria provinciale në Guangdong, e cila po mbikëqyr ristrukturimin e kompanisë.

Edhe shitja e selisë 26-katëshe të Evergrande në Hong Kong pritej të mblidhte 1.7 miliardë dollarë, por marrëveshja me Yuexiu mendohet se është pezulluar për të njëjtën arsye.

Marrë shkas nga kjo, gjendja e tregut të pronës që përbën afro 25 për qind të ekonomisë kineze, krijon një sfond alarmues.

Nga shtatori i vitit të kaluar, shitjet e shtëpive sipas vlerës kanë rënë me 16.9 për qind, pas një rënieje prej 19.7 për qind në gusht.

Mospagimi kolosal i Evergrande mund të përmbysë pjesët më të ngarkuara me borxhe të sektorit të pronës, me zhvilluesit e tjerë që po ndiejnë shtrëngimin dhe po luftojnë për të shlyer kreditë.

Sipas studiuesit Terry Chan, situata rrezikon të ekspozojë ndërmarrje të tjera të mëdha kineze që janë zgjeruar në mënyrë të ngjashme të shpejtë, pas tre dekadave të rritjes ekonomike të fryrë nga borxhi.

“Mund të ketë efekte ngjitëse për zhvilluesit e tjerë, çmimet e shtëpive dhe ekonominë. Problemet e rrjedhës së parasë së Evergrande parashikojnë atë që mund të shkojë keq për korporatat kineze të sfiduara nga likuiditeti”, ka thënë ai.

Vitet e fundit, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka treguar se është i vendosur të merret me çështjen teksa ndjek qëllimin e tij të “prosperitetit të përbashkët”.

Ai ka prerë krahët e miliarderëve të teknologjisë, si Jack Ma me firmat e detyruara të shkarkojnë asetet dhe të lejojnë kontrollin mbi të dhënat te rregullatorët.

Gjithashtu ka nxjerrë jashtë ligjit shërbimet mësimore private shumë fitimprurëse të dashura nga prindërit ambiciozë të Kinës që banojnë në qytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore