Moska dërgon përforcime në Belgorod

SHFLETO
Sadiola Xhelili
15.08.2024 16:52
Loading Icons...

Moska do të dërgojë përforcime në rajonin rus të Belgorodit, i cili ndodhet në kufirin me Ukrainën.

Kështu ka bërë me dije ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ministri ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm ka përgatitur një plan veprimi për rajonin e Belgorodit, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të sistemit të komandës dhe kontrollit të trupave së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë.