Sport

Mos u ngatërro me Haaland-in!


Në ndeshjen Dortmund – Sevilla, përveç futbollit, pamë edhe disa provokime mes Erling Braut Haaland dhe portjerit të Sevilla-s, Bounou.

Ishte minuta e 48-të, kur Haaland shënoi por goli i tij u anulua për shkak të një ndërhyrje të parregullt.

Nga e 48-ta deri te e 54-ta, do ishin minutat më të çmendura të ndeshjes.

Fillimisht anulimini i golit të Haaland, pastaj një goditje dënimi për Dortmund, kjo e cila do sillte edhe penalltinë.

Penalltinë do e humbte Haaland, dhe Bounou i shkoi nga prapa për t’a tallur që nuk shënoi.

VAR po shikonte rastin, Bounou ishte jashtë vijës dhe penalltia do ri-goditej.

Haaland godet, shënon, Bounou-s ia kthen me të njejtën monedhë, duke i shkuar nga prapa dhe duke i bërtitur.

Ky veprim i provokoi shumë futbollistët e Sevilla-s të cilët i shkuan nga prapa Haaland-it.

Pas ndeshjes, Haaland tha: “Portjeri bërtiti në veshin tim kur ai priti penalltinë dhe unë mendova me vete, ‘shpresoj që mund të shënoj një gol tjetër për ty, dhe e bëra’”.

“Nuk kam ide se çfarë bërtiti ai, por une ia ktheva njejtë, nuk e di se çfarë do të thotë ajo fjalë”.

Në fund të ndeshjes Haaland dhe Bounou u përshendetën miqësisht, duke lënë gjithçka prapa në fushën e lojës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore