Kosova

“Mos gaboni me shkarku hajnin se kish vjedh mirë” – Qytetarët të revoltuar për rastin e ambasadorit Martin Berishaj


Sheshi "Nënë Tereza", Prishtinë

“Jo bre i lumi unë, der’ ai hajni nuk bën mu shkarku”, thotë me ironi një nga qytetarët e Kosovës të cilin ekipi i Albanian Post e takoi në sheshet e Prishtinës të martën në mesditë, kur u pyet nëse ambasadori kosovar i angazhuar me detyrë diplomatike në Kroaci, Martin Berishaj, u raportuar nga një medie Sllovene se është i përfshirë në një skandal të madh financiar.

“Nuk duhet se paska vjedh mirë, e ishalla vazhdon kështu hala”, vazhdon edhe më tej i revoltuar ai.

“More komplet qeveria duhet të shkarkohet, qeveri më të poshtër e më idiotë kurrë s’kam pa”, thotë një tjetër, “po çka po ja qitni faqen e zezë shtëpisë, zoti ju marroftë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore