Sport

Morata rikthehet tek Atletico Madrid, Juventus nuk pranoi të paguajë klauzolën për spanjollin


Alvaro Morata do të kthehet në Atletico Madrid muajin e ardhshëm pasi Juventus vendosi të mos pagojë një klauzolë prej 35 milionë euro për ta nënshkruar atë përgjithmonë.

Sulmuesi spanjoll ka luajtur dy sezone në huazim te Juventus-i nga Atletico dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Rojiblancos.

Ekipi i Torino-s nuk ishte i gatshëm të paguante tarifën prej 35 milionë eurosh dhe shpresonte të negocionte një shumë më të ulët me Atletico-n që mund të përfshinte një shkëmbim lojtarësh.

Megjithatë, Atletico nuk ka ndërmend të ulë çmimin e Morata-s dhe do të vlerësojë ofertat që Morata ka në tavolinë.

Morata, 29 vjeç, shënoi 12 gola dhe asistoi nëntë herë në 48 paraqitje për Juventus-in këtë sezon që kaloi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore