Përfaqësuesi i Evropës i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Attila Mong tha të hënën në një prononcim për Zërin e Amerikës, se organizata e tij po e ndjek me vëmendje situatën në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
“Jemi të shqetësuar sepse është hera e parë në historinë e vendit që një certifikatë biznesi e një televizioni është në rrezik ose pezullohet në një mënyrë të tillë. Ne mendojmë se heqja e certifikatës së biznesit për një media, që mund të çojë në heqjen e licencës së transmetimit është një masë ekstreme dhe duhet të merret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme”, tha Mong.
Ai shtoi se është një hap i konsiderueshëm që kërkon një vlerësim rigoroz nga autoritetet e Kosovës. Zoti Mong tha se Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve shpreson që kjo çështje të zgjidhet pa rrezikuar pluralizmin e medias në Kosovë.
I pyetur lidhur me argumentin e qeverisë se ligji është njëlloj për të gjithë, ai tha se kjo është e vërtetë por se këtu bëhet fjalë për një media të rëndësishme në Kosovë.
“Çdo shkelje rregullatore në lidhur me një media, dhe jo vetëm në Kosovë duhet të trajtohet në mënyrë proporcionale. Dhe revokimi ose heqja e licencës së organit të medias, duhet të jetë hapi i fundit. Ka ende mjete ligjore që televizioni mund t’i përdorë dhe ky lloj kërcënimi (ndaj medias) duhet të shmanget. Heqja e licencës së një televizioni duhet të jetë realisht zgjidhja e fundit dhe duhet zbatuar në mënyrë proporcionale”, potencoi Mong.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, ka dalë në mbrojte të televizionit Klan Kosova, pasi Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit.
“Bashkë kundër censurimit”, shkroi ai në Twitter.
Po ashtu ai shkruar se “Beteja e medias” dhe “Evropa për mediat e lira”.
Ndryshe, protesta e gazetarëve dhe shoqërisë civile në sheshet kryesore të Prishtinës këtë të hënë kundër një pushteti politik që çdo ditë e më shumë po e përshkallëzon sulmin ndaj tyre dhe po dështon të mbrojë lirinë dhe pluralizmin mediatik, ka marrë vëmendjen e gjigantit mediatik amerikan “Washington Post”, duke i dhënë jehonë rastit “Klan Kosova”.
Qindra gazetarë dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile, këtë të hënë, për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kanë protestuar në mënyrë paqësore e në shenjë revolte për pezullimin arbitrar të certifikatës së biznesit të televizionit “Klan Kosova” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Edhe një numër i madh i organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen lirisë së medieve dhe grupe të gazetarëve kanë dënuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të cenuar punën e medieve kosovare, sepse vetëm qeveritë e shtrëngimit (Coercive Power) përpiqen të ndërtojnë kredibilitet përmes ndikimit shtrëngues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca vlerëson kontributin e EULEX-it në Kosovë: Ka dhënë efektet e tij
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe