Përballje

Monchengladbach turpëron Bayern Munich-un


Skuadra e Borussia Monchengladbach ka shkaktuar befasinë e shekullit, duke mposhtur gjigantët e Bayern Munich me rezultat 5:0, në ndeshjen e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë.

Vendasit treguan dhëmbët qysh në fillim të ndeshjes, ku në minutën e dytë Kouadio Kone, shënoi golin e epërsisë.

Derisa kaluan 20 minutat e para të takimit, Gladbach trefishoi epërsinë me dy golat e shënuar nga mesfushori algjerian, Ramy Bensebaini.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0, teksa në të dytën të gjithë menduan se gjiganti bavarez do të rikthehej në lojë, të paktën të barazojë rezultatin.

Por, ishte sulmuesi zviceran, Breel Embolo, i cili realizoi golin për 4:0 në minutën e 51-të, pastaj shtatë minuta më vonë shuajti tërësisht shpresat e bavarezëve, duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 5:0.

Në takimet tjera, kualifikimin tutje e siguruan edhe Koln, pasi mposhti me rezultat 0:2 Stuttgart-in dhe Hannover fitoi 3:0 ndaj Dusseldorf, ndërsa ndeshja mes Hansa Rostock dhe Regensburg shkoi në vazhdime pasi që përfundoi në barazim 2:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore