Stil

Modelet më të paguara në botë


Modelimi është ndër profesionet më të paguara, dhe zgjedhje fitimprurëse. Modelet më të mira në botë, punojnë intensivisht për të paraqitur veshjet e tyre në pasarelat ndërkombtare.

Por, përkundër të gjitha përpjekjeve të bëra nga një individ, jo të gjithë arrijnë majën .
Modelet më të paguara në botë mbështesin një larmi produktesh, bëhen fytyra e markave më të mira në botë.

Këtu janë dhjetë modelet kryesore më të paguara në botë.

Kendall Jenner (40 milionë dollarë)

Kendall, filloi modelimin në moshën 14-vjeçare me Rocer Baes. Ajo ka bërë disa fushata, editoriale dhe ka qenë imazhi i shumë kopertinave në revista të ndryshme ndërkombtare si “Vogue” dhe “Love.”

Chrissy Teigen (39 milionë dollarë)

Chrissy Teigen është një nga fytyrat më të pëlqyera në ‘Hollywood’, kjo për shkak të karakterit të saj. Ajo është e njohur si modele, por së fundmi e kemi parë dhe si moderatore, si dhe shkrimtare. Chrissy gjithashtu njihet si gjysma tjetër e John Legend dhe për dy vajzat e mrekullueshme që çifti publikon gjatë gjithë kohës në rrjete sociale. Jeta e saj lidhet me tapetin e kuq, megjithatë fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë aspak të lehta

Adriana Lima (31 milionë dollarë)

Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret ka qenë modelja e dytë në botë më e paguar që nga viti 2014. Ajo aktualisht është ambasadorja e disa markave kryesore në IEC, PUMA.

Cara Delevingne (31 milionë dollarë)

Modelja angleze aktore dhe këngëtarja Cara, fiton një shumë të madhe prej 31 milionë dollarësh. Puna e saj e parë si modele ishte në moshën 10-vjeçare në një editorial të xhiruar në Bruce.

Gigi Hadid ( 20 milionë dollarë)

Gigi u emërtua modelja ndërkombtare e vitit nga Këshilli Britanik i Modës në 2016. Në katër vjet ajo ka bërë 35 paraqitje në kopërtinën e revistës ndërkombëtare, Vogue.

Bella Hadid ( 19 milionë dollarë)

Motra  e Gigi Hadid ka filluar karrierën e saj në moshën 16-vjeçare.

Joan Smallas ( 19 milionë dollarë)

Modelja Porto Rikane është e para që përfaqëson markën e kozmetikës Estee Launder.

Lio Wen ( 18 milionë dollarë)

Liu është modelja e parë kineze në Victoria’s Secrets.

Doutzen Kroes ( 17 milionë dollarë)

Doutzen Kroes është një modele hollandeze, e njohur për bashkëpunimin e saj me Victoria’s Secret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore