Sport

Mitrovic i tregon “muskujt” Liverpool-it (VIDEO)


Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Fulham-it në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League.

Vendasit kaluan dy herë të parët në avantazh, pavarësisht se nuk arritën të ruanin rezultatin deri në fund.

Aleksandar Mitrovic ishte heroi i Fulham-it. 27-vjeçari realizoi të dy golat. I pari erdhi pas një gjuajtje me kokë në minutën e 32. Gol i cili mbylli dhe pjesën e parë me fitoren e vendasve.

Në minutën e 64, Darwin Nunez realizoi golin e parë personal në Premier League dhe që do të sillte barazpeshën përkohësisht.

Uruguajani realizoi me finte, pas një asistimi nga Mohamed Salah.

https://twitter.com/PrrrrrGhana/status/1555900968729985030?s=20&t=ZZcorvl2u3iG9DtKwAf5Yw

Në minutën e 72, Mitrovic do të realizonte me 11 metërsh. Ishte po serbi që e fitonte penalltinë, pas një ndërhyrje në kohë vonese nga Virgil van Dijk.

Për të vulosur shifrat përfundimtare të takimit mendoi Salah. Egjiptiani realizoi në minutën e 80. Kësaj here ishte Nunez që dhuronte asistin.

Premier League do të vijojë me takimet e ditës:

Bournemouth – Aston Villa, ora 16:00,

Leeds – Wolverhampton, ora 16:00,

Newcastle – Nottingham Forest, ora 16:00,

Tottenham – Southampton, ora 16:00,

Everton – Chelsea, ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore