Sipas gazetës së Kuvajtit “Al-Jarida”, një delegacion amerikan fluturoi kohët e fundit nga Turqia në qytetin verior iranian Karaj.
Kjo për një takim sekret të ndërmjetësuar nga Omani me zyrtarë të lartë iranianë për t’i përcjellë një mesazh “qetësisë dhe paralajmërimit” Teheranit – me shpresën për të parandaluar një luftë rajonale në shkallë të gjerë.
Gjatë takimit, i cili zgjati dy orë, zyrtarët amerikanë thuhet se shprehën pakënaqësinë e presidentit Joe Biden për përshkallëzimin e vazhdueshëm të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
SHBA-të thanë se shpresonin që Irani të mos “binte në grackën” e nisjes së një sulmi në shkallë të gjerë që vetëm do të forconte fuqinë ndërkombëtare të kryeministrit Netanyahu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com