Pajisje

Misioni sekret amerikan për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Ukrainës


Një ekip amerikanësh, muaj para pushtimit rus, gjendeshin ngado në Ukrainë në kërkim të një kërcënimi specifik.

Disa ishin ushtarë, me Komandën Kibernetike të Ushtrisë Amerikane.

Të tjerët, kontraktorë civilë dhe punonjës të kompanive amerikane që ndihmojnë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga lloji i sulmeve kibernetike që agjencitë ruse i kishin shkaktuar Ukrainës për vite me radhë.

Ukraina është ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me forcimin e mbrojtjes kibernetike që kur sulmi famëkeq i vitit 2015 në rrjetin e saj të energjisë la një pjesë të Kievit pa energji elektrike për orë të tëra.

Mirëpo, rritja e personelit amerikan në tetor dhe nëntor ishte ndryshe. Lidhej me përgatitjen për luftën që po afrohej.

Ishte urgjencë për gjetjen e malware-ve të fshehur, llojin të cilin Rusia mund ta kishte mbjellë, e më pas ta kishte lënë në gjumë në përgatitje për të nisur një sulm shkatërrues kibernetik.

Këtë, krahas pushtimit tokësor më konvencional.

Megjithatë, paralajmërimi i ekspertëve ende vijon. Rusia ende mund të lëshojë një sulm shkatërrues në internet në infrastrukturën ukrainase të llojit që është pritur prej kohësh nga zyrtarët perëndimorë.

Por ai kamë rezistuar deri më tani rrjetet ukrainase?

Zyrtarët në Ukrainë dhe SHBA janë të kujdesshëm për ta përshkruar punën e “skuadrave të misionit kibernetik” si mbrojtëse.

Sulmet ruse janë zbehur sepse “qeveria ukrainase ka marrë masat e duhura për të kundërshtuar dhe mbrojtur rrjetet”, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë ukrainase Victor Zhora.

Ekipi ka gjetur dhe pastruar në rrjetin hekurudhor ukrainas një lloj malware-i veçanërisht të dëmshëm, të cilin ekspertët e sigurisë kibernetike e kanë quajtur “wiperware”.

Ata kanë çaktivizuar rrjete të tëra kompjuterike thjesht duke fshirë skedarë të rëndësishëm në komandë.

Vetëm në 10 ditët e para të pushtimit rus, afro një milion civilë ukrainas u arratisën të sigurt në rrjetin hekurudhor.

Nëse malware-i do të kishte mbetur i pazbuluar dhe do të ishte aktivizuar, “mund të kishte qenë katastrofike”.

Një i ngjashëm nuk u zbulua brenda policisë kufitare dhe javën e kaluar, teksa qindra mijëra gra dhe fëmijë ukrainas u përpoqën të largoheshin nga vendi, kompjuterët në vendkalimin për në Rumani u çaktivizuan, duke shtuar kaosin.

Ekipeve, me një buxhet shumë më të vogël, iu deshën të krijonin terren me firma private që ofrojnë shtyllën kurrizore për shumicën e infrastrukturës që hacker-at rusë pritej të sulmonin.

Policia Kombëtare e Ukrainës, në fundjavën e fundit të shkurtit, u përball me një sulm masiv të të ashtuquajturave “sulme të shpërndara të mohimit të shërbimit”.

Ato janë sulme relativisht të pa sofistikuara që shkatërrojnë rrjetet duke i mbushur me kërkesa për sasi të vogla të të dhënave nga një numër i madh kompjuterësh.

Brenda pak orësh, amerikanët kishin kontaktuar Fortinet, një firmë kaliforniane e sigurisë kibernetike që shet një “makineri virtuale” të krijuar për të sulmuar sulmin.

Financimi u miratua brenda disa orësh dhe Departamenti i Tregtisë i SHBA-ve dha leje brenda 15 minutave dhe brenda tetë orëve nga kërkesa.

Kështu, ekipi i inxhinierëve instaloi software-in Fortinet në serverët e policisë ukrainase për të shmangur sulmin.

Fakti që këto sulme synojnë software-in e disponueshëm komercial i ka detyruar firmat e mëdha amerikane dhe evropiane të përkushtojnë burime për mbrojtjen e rrjeteve ukrainase.

Më 24 shkurt, inxhinierët e Microsoft-it zbuluan dhe projektuan në mënyrë të kundërt një pjesë të malware-it të sapo aktivizuar në Ukrainë.

Brenda tre orësh, kompania lëshoi ​​një përditësim për t’u mbrojtur kundër malware-it.

Po ashtu paralajmëroi qeverinë ukrainase për kërcënimin, duke shtuar se ata e kishin paralajmëruar Ukrainën për “sulme ndaj një sërë objektivash”, duke përfshirë ushtrinë.

Dhe me këshillën e qeverisë amerikane, Microsoft-i e zgjeroi paralajmërimin në vendet fqinje të NATO-s.

Deri më tani, ekspertët që janë ndeshur me sulmet kibernetike ruse janë hutuar nga mungesa e suksesit të tyre, si dhe nga ritmi më i ulët, intensiteti dhe sofistikimi i tyre.

 

Marrë nga “Financial Times”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore