Gatimi

Mish me perime, vakti i duhur për çdo familje


Pjata tradicionale e mishit me perime është një gatim shumë i thjeshtë dhe i shëndetshëm. Atë mund ta përgatisni shumë shpejt duke përfituar vlera të larta vetëm në një vakt, për ju dhe familjen.

Përbërësit: 500 gr mish viçi të freskët, 2 patate, 1 qepë, 1 kungull, 1 spec të kuq, 1 spec jeshil, 1 karotën, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja:

Në fillim lajmë dhe pastrojmë mishin, patatet, qepën, specat dhe karotën.

Mishin e viçit e presim në pjesë jo shumë të mëdha dhe e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri.

Ndezim zjarrin dhe vendosim tenxheren. Përziejmë mishin me vajin e ullirit, derisa mishi të jetë skuqur pak.

Presim në fillim qepën dhe specin në kubikë të vegjël, dhe më pas kungullin, karotën dhe patatet.

Shtojmë kripë dhe piper, e më pas të gjitha perimet. I përziejmë derisa të marrin pak ngjyrë.

Shtojmë përsëri kripë, piper dhe ujë, aq sa të mbulohen përbërësit.

I lëmë të ziejnë deri në momentin që shohim se janë lidhur bashkë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore