Lajme

Miratohet Projektligji për zyrtarët publikë – Deputetët detyrohen ta pezullojnë punën e tyre në Fakultet


Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për zyrtar publikë.

Projektligji është miratuar me vota unanime në këtë Komision, të hënën e katër prillit.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se bazuar në këtë dispozitë ligjore, deputetët e zgjedhur janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në fakultet, sepse konsideron nënpunës publik.

“Projektligji për ndryshimin për zyrtar publikë ka për qëllim ndryshimin e ligjit për zyrtar publik. Projektligji me nismën e 6 deputetëve përbëhet nga dy nene i cili nuk do të shkaktojë implikime shtesë. Si zyrtar publik janë përcaktuar nënpunësit publik”.

“Bazuar në këtë dispozitë ligjore deputetët e zgjedhur janë të detyruar të pezullojnë punën e tyre në fakultet sepse janë konsideruar nënpunës publik. Personeli akademik në marrëdhënie pune mund të jetë në ndonjë institucion tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal.

Ndër të tjera, ajo e ka arsyetuar se pse kanë ardhur deri tek një vendim i tillë.

“Në situatën aktuale deputetët nuk mund të kenë më shumë se 6 orë në universitet e arsimit të lartë. Stafi akademik që merr mandatin e deputetit shkakton problem në zëvendësimin e tij në vendin e punës. Pasojat e lëvizjes së profesorëve i bartë vetëm institucioni publik. Kemi konsideruar që kjo pjesë të ndryshohet dhe të trajtohet në plotëni edhe me dy projektligje tjera. Kur të vjen si tërësi donë me shumë kohë”, tha ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, deklaroi se në agjendën legjislative ky projektligji është paraparë të vijë në mars.

“Për iniciativën në fjalë jam për dhe mendoj që ruajtja e personelit akademik është gjë shumë e madhe dhe të njëjtit ndihmojnë në procesin e akreditimit. Në agjendën legjislative ky projektligj është paraparë të vijë në mars në Kuvend. Për këtë temë mbështetjen tonë e ke. Ne kemi pasur këtë debat edhe rreth RTK-së”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, më 21 mars, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit.

Në një prononcim për Albanian Post, ai ka sqaruar se pse mund të vijë deri te një vendim i tillë.

“Në rast se në të ardhmen e afërt detyrohem të zgjedh mes politikës dhe punës si profesor në Universitetin e Prishtinës, unë do zgjedh këtë të dytën, pra do të vazhdoj në Universitin e Prishtinës”, ka thënë Uka për AP.

Ai tutje ka theksuar se angazhimi i tij politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të përfundojë në rast se detyrohet që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore