Kosova

Miratohen projektligjet e shumë kritikuara nga BE-ja, për Këshillin Prokurorial dhe për Këshillin e Pavarur të Mediave


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten, ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë për Këshillin e Pavarur të Mediave.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, vlerësoi se Qeveria e Kosovës “nuk i ka marrë parasysh komentet” e Unionit për Projektligjin për Zyrtarët Publik, atë për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Megjithatë përkundër kërkesave të BE-së, Kuvendi i Kosovës, më 11 korrik, me 61 vota për miratoi Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Asnjë deputetë nuk votoi kundër.

“Komisioni Funksional për Legjislacion ka thënë që ta miratojë këtë, Komisioni i Buxhetit tha që projektligji nuk përmban implikime buxhetore shtesë, Komisioni për Integrimet Evropiane tha që projektligji është tërësisht në përputhje, së paku nuk është kundërshtim, me legjislacionin e BE-së”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq me 59 vota për u miratua edhe Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.

“Komisioni për Buxhet ka thënë se që ky ligj nuk ka implikime buxhetore shtesë, Komisioni për Legjislacion ka thënë se projektligji është në pajtim me Kushtetutën”, tha Konjufca.

Sipas tij, Komisioni për Integrime Evropiane ka vlerësuar se projektligjet dhe amandamentet janë pjesërisht në pajtim me legjislacionin e BE-së.

“Nuk kam parë asnjëherë kësi konstatimi që janë pjesërisht, po i bie se një pjesë është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, shprehu habinë ai, ndonëse e votoi të njëjtën projektligj.

Ndryshe partitë opoztiare – PDK, LDK dhe AAK – kanë lëshuar sallën në momentin që Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër që Projektligji për Zyrtarët Publik, ai për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të kthehen për ri-shqyrtim Qeverisë së Kosovës, apo Komisionit përkatës.

Meqë në vlerësimin e tyre këto projektligje janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

BE-ja, Qeverisë: S’morët parasysh komentet tona për disa projektligje, jemi të shqetësuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore