Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka njoftuar se Komisioni për riverifikim të dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), ua ka shfuqizuar certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera.
MINT, më 6 korrik të këtij viti, ka themeluar komisionion për shqyrtimin e dosjeve të bizneseve, në veçanti të atyre me “dokumentacione të dyshimta” dhe me “emërtime anti-kushtetuese”, i cili, sipas ministres, ka riverifikuar 660 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK, ku 48 prej tyre e kanë paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Këto pesë biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje anti-kushtetuese si në vijim: ‘Gnjilane – Serbi’; ‘Pristina – Serbi’; ‘Djakovica – Serbi’; ‘Kosovska Mitrovica – Serbi'”, ka shkruar ministrja Hajdari në llogarinë e saj, të hënën.
Ministrja Hajdari ka paralajmëruar se ARBK-ja do të nxjerrë vendime edhe ndaj bizneseve të tjera që kanë kryer shkelje kushtetuese, ndërsa ka falënderuar komisionin për riverifikim për “punën e shpejtë dhe profesionale” në shqyrtimin e qindra dosjeve gjatë javëve të fundit.
MINT-i ia ka pezulluar certifikatën e biznesit edhe televizionit më të madh në vend “Klan Kosova”, me arsyetimin se në dokumentet e regjistrimit të bizenesit në fjalë, qytetet e Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, të shkruara gjithashtu në gjuhën serbe, gjë që nxiti reagime të shumta në opinionin publik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog