Financa

Minsitri Murati: Po i digjitalizojmë shërbimet e Administratës Tatimore të Kosovës


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde mbajtën takimin për lansimin dhe përditësimin e platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës- ATK.

Kjo platformë e avancuar deri më tani është përdorë nga ATK për të realizuar obligimet e saja në çështjet pensionale, ndërsa me këtë përditësim bizneset deklarimet do ti bëjnë vetëm në ATK, pa qenë nevoja që të dërgojnë kopje shtesë në Këshillin për Raportim Financiar – KRF.

Sistemi EDI ia mundëson  ATK-së dhe KRF-së që të bëjnë analiza të ndryshme të Pasqyrave Financiare.

Ambasadori gjerman vlerësoi se kjo “e ul barrierën administrative mbi bizneset dhe mundëson transparencën”.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe drejt zvogëlimit të barrës administrative mbi bizneset. Në të njëjtën kohë, ky hap është gjithashtu thelbësor për ti dhënë mundësi institucionit të përdorë dhe publikojë të dhëna në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për transparence”, ka shtuar Rohde.

“Do të thotë që, bizneset ndërkombëtare të interesuara për bashkëpunim më një biznes Kosovar, tani përmes platformës EDI mund të gjejnë informacione të hollësishme për bizneset kosovare” u shpreh ambasadori Rohde.

Platforma digjitale për deklarim elektronik të tatimeve EDI për herë të parë ishte lansuar në vitin 2011, atëherë shërbente vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj, ndërsa me përditësimet e fundit  kjo platformë ua lehtëson punën në masë të madhe bizneseve, dhe vet ATK-së e KRF-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore