Lajme

Ministrja izraelite në karrocë, nuk iu mundësua pjesëmarrja në samitin në Glasgow


Karine Elhararar, Ministre e Izreaelit

Një ministre e Izrealit nuk mundi të merrte pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet në Glasgow të Skocisë, pasi e kishte të pamundur të ngjitej me karrigen me rrota.

Karine Elhararar, përmes një cicërime në Twitter, shprehu keqardhjen e saj të thellë sesi OKB-ja nuk i ka siguruar qasje, duke pasur parasysh gjendjen e saj fizike.

“Është për të ardhur se si OKB-ja, që promovon qasje për persona me aftësi të kufizuara, në vitin 2021, nuk siguron mundësi të tillë. Me shpresë që mësimet e sodit të prodhojnë promovimin e nesërm për energji të gjelbra”, shkroi ajo.

Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit Naftali Bennett tha se ishin ankuar zyrtarisht tek organizatorët e ngjarjes.

Bennett tha se nuk do të merrte pjesë të martën nëse Elharrar nuk mund të hynte në samit.

Sekretari i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, George Eustice, tha se incidenti ishte “thellësisht për keqardhje” dhe se qeveria i kishte kërkuar falje zonjës Elharrar, e cila ka distrofi muskulore.

Gjithashtu fajësoi delegacionin izraelit, duke thënë për programin Today të BBC Radio 4: “Ajo që normalisht do të ndodhte në këtë situatë është që Izraeli do të kishte komunikuar atë nevojë të veçantë për një ministre të tyre”.

“Kishte pa dyshim diçka që shkoi keq në këtë rast dhe ata nuk ishin të vetëdijshëm për këtë, kështu që ata nuk kishin marrë masat e duhura në atë hyrje të veçantë që ajo po vinte gjithashtu”.

Eustice shtoi: “Unë e di se në shumicën e hyrjeve të tjera ka akses me karrige me rrota atje. Kjo ishte sepse ajo pa dyshim erdhi në një hyrje që nuk e kishte atë dispozitë”.

Zyra e saj i tha Times of Israel se ajo priti jashtë vendit të ngjarjes në Glasgow për dy orë dhe, përfundimisht, u detyrua të kthehej në hotelin e saj në kryeqytetin skocez Edinburgh 80 km (50 milje) larg.

Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit tha se Bennett i kishte thënë kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, për incidentin dhe zoti Johnson e kishte ftuar zonjën Elharrar të bashkohej në një takim mes dy kryeministrave të martën.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i frustruar” që zonja Elharrar nuk mund të hynte në samit.

“Vendi i COP është projektuar që të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Unë kam folur me ministren për këtë dhe mezi pres ta takoj atë, të martën”, shkroi ai në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore