Ministrja austriake: Progresi në dialogun Kosovë-Serbi i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit

Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edstadler, në një prononcim për një nga mediat e pakta në gjuhën serbe në Kosovë “Kosovo-Online”, tha se progresi në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit.
“Progresi në dialog është i domosdoshëm për stabilitetin e rajonit. Ne presim angazhim të mëtejshëm dhe konstruktiv të palëve në mënyrë që të zbatohen shpejt të gjitha marrëveshjet”, tha Edstadler, e cila do të vizitojë Beogradin të hënën.
Ajo theksoi se Austria e mbështet Bashkimin Evropian në rolin e saj si lehtësuese në dialog, ndërsa shtoi se Serbia – vend kandidat për anëtarësim në BE – duhet t’i harmonizojë politikat e saj me ato të BE-së, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.
“Është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar – si një komunitet vlerash – dhe të mos lejojmë ndarje. Këtu, natyrisht, përfshihen edhe vendet kandidate, të cilat janë partnerë të pazëvendësueshëm për ne”, theksoi Edstadler.
Kosova dhe Serbia paraprakisht ishin pajtuar me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas luftës në Ukrainë.
Megjithatë, të dy palët veçse kanë filluar ta akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e pikave të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka arritur të gjejë rrugë për t’i bindur palët që ta kuptojnë marrëveshjen si obligim ndërkombëtar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë