Lajme

Ministria e Shëndetësisë i lë spitalet rajonale në mungesë të mjekëve


Spitali i Gjakovës.

Mungesa e konkurseve për punësimin e specializantëve që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, e ka lënë me pak mjekë spitalin e Gjakovës.

Ngjashëm si shumë klinika të QKUK-së me këtë sfidë po ballafaqohet edhe ky spital rajonal.

Bazuar në të dhënat aktuale, Gjakova ka mbi 94 mijë banorë por në këtë objekt shëndetësor ka reparte që funksionojnë me vetëm nga një mjek.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala, thotë se kërkesat përmes së cilave kërkojnë hapjen e konkurseve për punësim të specializantëve drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë i kanë bërë.

Por, që akoma s’është bërë rritja e numrit të mantelbardhëve në këtë spital.

Pos shtimit të mjekëve, urgjente është nevoja për investime në këtë spital që është ndërtuar qe gati pesë dekada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore