Kosova

Ministri prezanton “punën e mirë të Qeverisë” në ditën e heshtjes zgjedhore


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Një ditë para votimit për zgjedhje lokale të raundit të dytë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zgjedhur që punës së Qeverisë Kurti t’i bëjë “marketing” pak.

Edhe Murati, si shefi i tij, ka përdorur termin se “kanë qepur thesin e shqyer”.

Murati ka vazhduar t’i përmend masat mbështetëse të Qeverisë për ndihmë ndaj bizneseve dhe atyre që kanë humbur vendin e punës.

Ai ka treguar se për masën 1.1. rikthimin në punë i atyre që kanë humbur vendim e punës gjatë pandemisë, kanë përfituar 667 përfitues.

Të dhënat nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

“Masa 1.2., mbështetje punëtorët e formalizuar, kanë përfituar 3 mijë e 134 përfitues, për masën 1.3., mbështetje për punësimin e grave, kanë përfituar 1 mijë e 939 përfitues”, ka shkruar Murati.

Ndërsa, ka treguar edhe për përfitues e masave të tjera të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Masa 3.1., mbështetje për ata që kanë humbur familjarin nga COVID-19 kanë përfituar 1 mijë e 88 përfitues, masa 3.4., mbështetje për kuzhinat popullore, kanë përfituar 13 përfitues”.

“Masa 3.5., pagesa për lehonat dhe shtesat për fëmijët, kanë përfituar 90 mijë e 661 përfitues, dhe masa 3.6., mbështetje për likuiditet familjar kanë përfituar 2 mijë e 145 përfitues”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, më 10 nëntorit kanë filluar ekzekutimi i pagesave për mbi dy mijë gra lehona të cilat kanë përfituar pas aplikimit gjatë muajit tetor të vitit 2021, nga gjithsejtë mbi katër mijë përfituese.

Ky vendim është ndërmarrë në mbledhjen e Qeverisë ku gjithashtu janë marrë edhe një sërë vendimesh tjera, duke kaluar disa projekt-ligje të rëndësishme të cilat kanë implikime shuma të larta buxhetore.

Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financiar që e kanalizon kapitalin e diasporës drejt investimit për ndërtimi dhe zhvillimi të ekonomisë së vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore