Kosova

Ministri letonez i Mbrojtjes: Gjithçka është e qetë në Kosovë, kontingjenti ynë po punon sipas planit


Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, deklaroi se situata është e qetë në Kosovë dhe kontigjenti i Letonisë po punon sipas planit.

Lajmi u bë i ditur nga Pabriks, duke cituar statusin e tij në median sociale “Twitter”.

“Gjithçka është e qetë, kontingjenti po punon sipas planit. Faleminderit atyre për shërbimin e shkëlqyer dhe krijimin e një imazhi të shkëlqyer të Letonisë!”, shkruan zyrtari letonez.

Ai deklaroi fillimisht se është në komunikim me ushtarët e kontingjentit të Letonisë në Kosovë.

Sipas tij, nuk ka asnjë devijim nga dita e zakonshme e punës së tyre, as në këto ditë dhe as në orët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore