Kosova

Ministri Latifi: Duhet të zvogëlohet lista e pritjeve të pacientëve


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, gjatë një seminari të organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ka deklaruar se duhet punuar që pacientët të marrin shërbimet e tyre brenda afateve kohore.

Sipas të parit të shëndetësisë kosovare, lista e pritjeve për pacientët duhet të zvogëlohet.

Ai ka “kërkuar që lista e pritjes të zvogëlohet sa më shpejtë. Jemi duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacientët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje”, ka thënë ai, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social Facebook.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Gjithashtu në fjalën e tij, ministri Latifi ka thënë se funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe zhvillimi i sistemit të traumës dhe emergjencës janë në kuadër të “shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transformimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës”.

Në këtë seminar kanë marrë pjesë shumë profesionistë shëndetësor të fushës së ortopedisë, ku u diskutua edhe për problematika të tjera profesionale të fushës së ortopedisë, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore