![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/11/315728173_681130706933412_2724175949518015104_n.jpg)
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në një konferencë të mbajtur në Ambasadën e Italisë në Beograd, para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se ka mbetur i impresionuar nga Vuçiç për konstruktivitetin e tij në bisedimet e ditës së djeshme në Bruksel për çështjen e targave.
“Qëndrimi i Vuçiç’it shkoi përtej pritshmërisë . Nuk është rastësi që vetë Borrell, vlerësoi lartë Vuçiç’in”, ka deklaruar ai.
Crosetto i shoqëruar edhe me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd.
Kryediplomati Italian Tajani ka deklaruar se janë duke u angazhuar për të ulur tensionet mes dy vendeve.
“Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, kishte shkruar ai në rrjetin e tij social në Twitter.
Sipas tij, lëvizjet e njëanshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nuk janë të nevojshme në këtë fazë dhe e njëjta nuk mund të çojnë drejtë zgjidhje së problemit në mes të dy shteteve.
Ndryshe gjatë ditës dy ministrat italian do të udhëtojnë për në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mesnatën e së martës ka vendosur që të shtyjë vendimin për targat për 48 orë.
Kërkesa për shtyrje erdhi nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një njoftimi në Twitter.
Kurti, e ka falënderuar ambasadorin për “përkushtimin dhe angazhimin”, derisa ka shtuar se “e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh të gjobave për targat ilegale ‘KM’ dhe të tjera”.
“Jam i lumtur të punoj me SHBA-të dhe BE-në në gjetjen e një zgjidhje gjatë këtyre dy ditëve”.
Ambasadori në deklarimin në njoftimin e tij shkroi se “SHBA-të janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk mundën që të arrijnë marrëveshje sot për krizën aktuale në Kosovë”.
“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë që t’i mundësojnë BE-së dhe SHBA-ve gjetjen e një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e Hovenier.
Thirrja për shtyrje e ambasadorit vjen pas takimeve të shumtë e të gjatë në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të Brukselit, Josep Borrell e Miroslav Lajcak.
Nga këto takime nuk u dol me një zgjidhje.
Siç u kuptua më vonë. BE-ja ka vendosur një propozim ku Kosovës i kërkon të shtyjë vendimin për gjobat e veturave me targa ilegale, ndërsa Serbisë që të ndalojë emetimin e atyre targave.
Vuçiç është pajtuar me propozimin.
Me propozimin për shtyrje është pajtuar edhe Kurti, por ka kërkuar që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë caktimi i afatit për arritjen e një marrëveshje të përgjithshme për normalizim.
Ky ka qenë kushti i Kurtit që të pranojë vendimin, kjo është refuzuar dhe më pas palët kanë mbetur pa marrëveshje.
Vendimi për gjobat, siç ishte njoftuar, pritej të fillonte nga ora 8:00 e së martës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria në RMV ndryshon përqindjen e Balancuesit: Ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë – rritet i maqedonasve dhe serbëve
-
Komplikimet politike pas zgjedhjeve në Luginë dhe përfshirja e Kurtit për koalicion “shqiptar”
-
U shpall i “padëshirueshëm”, Zv\kryeministri i Malit të Zi: Është vendim politik
-
Kroacia shpall persona “të padëshirueshëm” Kryetarin e Kuvendit, Zv\kryeministrin dhe një deputet të Malit të Zi