Kosova

Ministri i Jashtëm i Turqisë të premten viziton Kosovën


Hakan Fidan

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të premten e 6 shtatorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ndonëse në njoftim nuk jepet ndonjë detaje se kë do ta takojë gjatë qëndrimit në Prishtinë, Fidan gjatë takimeve të parapara pritet të diskutojë “zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe”.

Përveç se në Prishtinë, Fidan pritet ta vizitojë edhe Komunën e Prizreni dhe si atë të Mamushës, ku do të takohet me komunitetin turk.

Kryediplomati turk pritet të vizitojë edhe selinë e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

Ndryshe më 3 shtator, Turqia arrestoi një shtetas të Kosovës, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore