
Ministrat evropianë të Energjisë i ngarkuan Komisionit të Bashkimit Evropian që të punojë gjatë fundjavës mbi planet për të vënë nën kontroll çmimet e energjisë.
“Komisioni ka një mandat të qartë për të përpunuar një propozim të zbatueshëm, ose edhe më mirë, propozime të zbatueshme”, tha ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë, Robert Habeck, pas një samiti të ministrave.
Ata nuk arritën konsensus mbi masat e propozuara nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fillim të javës.
Komisioni mund të paraqesë propozimet e ripunuara për shtetet anëtare që të martën e ardhshme.
“BE-ja do të paraqesë masa të paprecedentë javën e ardhshme për një situatë të paprecedentë”, tha komisioneri i Energjisë, Kadri Simson.
Plani i Komisionit të BE-së për të kufizuar çmimin e gazit rus është i diskutueshëm
Problemi më i madh dukej se ishte nëse dhe si të vendosej një çmimi tavan mbi shumën që blloku paguan për gazin rus.
“Rusia ka përdorur furnizimet e saj me gaz si një armë për të nxitur një krizë energjetike dimrin e ardhshëm, por gjithashtu për të dobësuar ekonomitë tona dhe për të përçarë, politikisht Bashkimin Evropian”, tha Simson, i cili shtoi se duhet “të sigurohemi që përpjekjet e tyre do të dështojnë”.
Shtetet anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilët ende marrin gaz nga Rusia, i druheshin hakmarrjes nga Moska.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i ndërpresë furnizimet plotësisht nëse Evropa vendos një kufi.
Ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë, Jozef Sikela, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, tha se ekzistonte një “pikëpamje mbizotëruese” midis vendeve të BE se një kufi për çmimet ishte e nevojshme.
Por, ai bëri thirrje për durim, duke shtuar se asgjë nuk u vendos në këtë fazë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com