Minecraft nuk do të lejojë që NFT-të të përdoren në platformën e lojërave, me kompaninë që i përshkruan ato si antitetike me “vlerat e përfshirjes krijuese dhe të lojës së bashku” të Minecraft.
Minecraft, i cili lejon përdoruesit të ndërtojnë botë të tëra virtuale, është shumë i personalizueshëm. Gjatë më shumë se 10 viteve që ka ekzistuar loja, ajo ka ndërtuar një komunitet të madh përdoruesish që dizajnojnë lëkurë, moda dhe harta për lojën.
Minecraft përfaqësonte një treg potencial tërheqës për NFT-të, me një bazë përdoruesish – e vlerësuar në më shumë se 141 milionë deri në gusht 2021 – tashmë të angazhuar në ndarjen e artikujve dixhitalë unikë të zhvilluar për lojën.
NFT-të japin pronësinë e një artikulli dixhital unik, zakonisht një imazh ose një video, me pronësinë e regjistruar në një regjistër digjital të decentralizuar të njohur si blockchain.
Skedarët dixhitalë zakonisht mund të kopjohen ose fshihen falas, por një NFT identifikon pronarin e skedarit origjinal për qëllime të blerjes, shitjes ose tregtimit të pronësisë – zakonisht për kriptomonedhë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?