Minatorët e Trepçës, të enjten, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për shkak se tre muaj s’kanë marrë paga.
“Kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguara për gati tre muaj”, thuhej në njoftimin e Sindikatës së Trepçës.
Është muaji i tretë me radhë që minatorët e kompleksit metalurgjik “Trepça”, nuk kanë arritur t’i marrin pagat, ndërsa të njëjtit vazhdojnë të grevojnë deri në momentin kur situata do t’i kthehet normalitetit.
“Greva po vazhdon, minatorët vijnë në mëngjes, presin përgjigje, nëse nuk ka diçka konkrete për pagat ata shpërndahen”, kishte thënë për Albanian Post, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret në këtë drejtim, ndërkaq Jonuzi alarmoi se gjendja e minatorëve ka filluar të rëndohet, sidomos në aspektin psikologjik.
“Gjendja është e rënduar për shkak të mungesës së mjeteve financiare e ngarkesës e obligimeve bankare”, pohoi ai.
Përveç se në gjendje të rënduar psikologjike e financiare, minatorët, sipas Jonuzit, i kanë humbur edhe shpresat meqë komunikimi me Qeverinë, në këtë fazë, “është zero”.
“Nuk kemi arritur të komunikojmë me Qeverinë, përveç me menaxhmentin, pra drejtorin e Minierës dhe me kryeshefin e ri ekzekutiv kemi pasur komunikim, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat, situata është e paqartë”.
Ndërsa e ardhmja është e paqartë, Jonuzi potencon se aktualisht nuk ka asnjë indikacion që gjendja do të përmirësohet.
“Gjendja siç e thash edhe më herët është tejet e rënduar dhe nuk e dimë se si do të veprojmë në të ardhmen”, shtoi ai.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar javën e kaluar në një deklaratë për shtyp se përkrahja financiare për ndërmarrjen “Trepça” varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do rifillojë rritja e prodhimit.
Megjithatë njëri nga punonjësit në Trepçë, i cili çdo ditë udhëton nga Vushtrria në Mitrovicë për të kryer punën e tij kishte thënë për Albanian Post se gjatë këtij viti ka pasur shitje në “Trepçë”.
“Prandaj s’është aspak e arsyeshme mos pagesa e punonjësve”, vlerësonte ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës