Kosova

“Millatoviç t’i respektojë qytetarët që s’e duan Kosovën e pavarur”


Millan Knezheviç

Presidenti i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, sipas kryetarit të Partisë Popullore Demokratike dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviç, si president i të gjithëve “duhet të respektojë edhe qytetarët që konsiderojnë Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Gjatë një intervistë për mediumin malazeze, Vijesti, Knezheviç, ka bërë të ditur se Mali i Zi do të vazhdojë të mbajte raporte të afërta me Serbinë, ani pse do të ketë presione të hatashme.

“Ne kemi vendosur një moratorium për çështjet që na ndajnë. Për mua, Brukseli nuk mund të jetë më afër se Beogradi, sado që të më bëjnë presion”, tha Knezheviç.

Sipas Knezheviç, partia e tij nuk do ta vë në pikëpyetje anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e as pavarësinë e tij.

“E respektojmë se Mali i Zi është vend i pavarur dhe anëtar i NATO-s dhe se nuk do ta rishqyrtojmë këtë çështje”, ka thënë Knezheviç.

Ndryshe presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kishte deklaruar se nuk do ta shqyrtojë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, më 2 prill, Millatoviç mposhti ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, duke i dhënë fund qeverisjes prej disa dekadash të Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore