Ekonomi

Miliarderi investon në Bitcoin, edhe pse mendon se “nuk do të jetë një treg i vlefshëm”


Thomas Peterffy, themelues dhe kryetar i një platforme të madhe tregtare online, “Interactive Brokers”, në një intervistë me median amerikane “CNBC”, zbuloi se ka investuar në kriptovaluta.

Interactive Brokers ka në rrethin e saj rreth 1.33 milionë llogari të klientëve dhe 330.6 miliardë dollarë në kapitalin e klientëve.

Klientë nga mbi 200 vende investojnë globalisht në aksione, opsione, të ardhmen, monedha, bono dhe fonde nga një llogari e vetme e integruar dhe ndërvepruesve.

Sipas revistës “Forbes”, vlera neto e Peterffy aktualisht është 21.4 miliardë dollarë.

Themeluesi shpjegoi se ka investuar në kriptovalutë, edhe pse nuk është i sigurt për të ardhmen e saj.

“Edhe unë vetë kam futur pak para në kripto. Megjithëse mendoj që ky nuk do të jetë një treg i vlefshëm, ka një shans të vogël që kjo të jetë një valutë dominante, kështu që duhet të rrezikojmë”.

Peterffy ka qenë kritik ndaj Bitcoin në të kaluarën, sidomos gjatë viteve 2007.

Në atë kohë, për mediat ai tha se nuk kishte asnjë problem me njerëzit që dëshironin të tregtonin Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera. Sidoqoftë, vuri në dukje se ajo për të cilën e kundërshtonte është lidhja e Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera nga rregulloret federale me ekonominë reale, çka do të ndodhte nëse do të fusnim Bitcoin në të njëjtin sistem tregtar.

Ndërkohë, kompania e tij po përgatitet të nisë edhe tregtinë e kriptomonedhave deri në fund të verës. Peterffy tha se “klientët sigurisht që po kërkojnë tregtim kripto dhe ne presim që të jemi të gatshëm t’ua ofrojmë atyre deri në fund të verës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore