Sport

Milani synon shitjen e Origi-t këtë verë, por belgu nuk dëshiron të largohet


Divock Origi është i vendosur të qëndrojë me Milan-in pavarësisht se kuqezinjtë thuhet se janë të gatshëm ta shesin atë këtë verë, sipas raportimeve në “La Gazzetta dello Sport”.

28-vjeçari iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar pas skadimit të kontratës me Liverpool-in, por nuk arriti t’i përmbushte pritjet, duke regjistruar vetëm dy gola nga 36 paraqitje në të gjitha garat.

Milan-i thuhet se është i prirur të sjellë një sulmues këtë verë për të mbështetur 36-vjeçarin Olivier Giroud, por fillimisht duhet të lërë disa lojtarë të largohen në mënyrë që të mbledhin disa fonde.

Origi fiton rreth 4 milionë euro në sezon në kontratën e tij aktuale, paga e dytë më e lartë e klubit pas Rafael Leao-s.

Megjithatë, pavarësisht se Origi do të jetë një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar “nga San Siro” këtë verë, Milani mund të përballet me vështirësi në transferimin e ndërkombëtarit belg, veçanërisht duke pasur parasysh se kontrata e tij është deri në vitin 2026.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se emri i tij është shfaqur dy herë në diskutimet midis Milan-it dhe Ëest Ham-it, një herë për një shitje të propozuar dhe një herë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi me sulmuesin e londinezëve, Gianluca Scamacca-n.

Mediat italiane raportojnë se ka pasur interes edhe nga Arabia Saudite, por si me Ëest Ham, një lëvizje ende nuk është realizuar.

Milani është ende i interesuar për një numër sulmuesish të ndryshëm, përkatësisht Scamacca, Alvaro Morata dhe Mehdi Taremi, por ka të ngjarë të duhet të gjejë një zgjidhje për enigmën Origi përpara se të sjellë ndonjë qendërsulmues me emër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore