Sport

Milani shton përpjekjet për afrimin e mbrojtësit të Arsenalit


Jakub Kiwior

Milan-i po shton përpjekjet për të nënshkruar me mbrojtësin, Jakub Kiwior dhe ata janë të gatshëm të hapin diskutime me Arsenal-in mbi një lëvizje të mundshme për lojtarin në afatin kalimtar të janarit.

23-vjeçari erdhi nga skuadra italiane Spezia në dritaren e fundit, por nuk ka mundur të gjejë një rol të rregullt titullar nën drejtimin e Mikel Arteta-s gjatë kohës së tij në Londrën Veriore.

Kiwior ka bërë vetëm pesë fillime në të gjitha garat gjatë 11 muajve të fundit, me dy prej tyre që vijnë në Carabao Cup.

Sipas portalit “90min”, Kiwior është i prirur të luajë më rregullisht dhe “Topçinjtë” janë të hapur për ta huazuar mbrojtësin larg “Emirates Stadium” në janar.

Raporti shton se me mundësinë që mbrojtësi të bëhet i disponueshëm në Vitin e Ri, Milan-i është shfaqur si një nga favoritët për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit dhe po përgatitet të hapë diskutimin me Arsenal-in për një lëvizje të mundshme.

Kuptohet se kuqezinjtë janë të prirur për një lëvizje huazimi për Kiwior, me opsionin për ta blerë atë verën e ardhshme.

Gjigantët e Serie A besohet gjithashtu se janë të lumtur të pajtohen me një detyrim për të blerë lojtarin verën e ardhshme nëse do të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes.

Milan pritet të jetë aktiv në tregun e ardhshëm të transferimeve pasi ata përpiqen të forcojnë linjën e tyre mbrojtëse, me qendërmbrojtësit si Malick Thiaw dhe Pierre Kalulu që aktualisht janë jashtë fushës për shkak të dëmtimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore