Përballje

Milan prinë me epërsi minimale në pjesën e parë kundër Dinamo Zagreb-it


Pjesa e parë e ndeshjes mes Milan-it dhe Dinamo Zagreb-it në Ligën e Kampionëve përfundoi me epërsi të vendasve, me rezultat 1:0.

Klubi Italian kishin mundësi të shumta shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao kishte mundësitë më të mira për të shënuar, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme.

Në minutën e 45-të, pak para përfundimit të pjesës së parë, u akordua një penallti në favor të klubit italian, pas një ndërhyrje të ashpër në Leao-n.

Nga pika e penalltisë, ishte Olivier Giroud, i cili shënojë për t’i dhënë epërsinë rossonerëve.

Në anën tjetër, ndeshja mes Shakhtar Donetsk dhe Celtic është me rezultat të barabartë 1:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore