Përballje

Milan përballë ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve


Këtë të martë do të vazhdojë Liga e Kampionëve me ndeshjet e fazës së tretë të grupeve, ku për ekipin e Milan-it do të jetë një ndeshje vendimtare ndaj Porto-s.

Kuqezinjtë rikthehen pas shtatë vjetësh në garën më të rëndësishme për klube në Evropë, por nuk e kanë nisur edhe aq mirë.

Në dy ndeshjet e para, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, ishte e pafat, teksa në të parën humbën ndaj Livepool-it me rezultat 3:2, ndeshje të cilën e rikthyen kur ishin duke humbur.

Kurse ndeshjen e dytë e humbën ndaj Atletico Madrid-it me shifrat 1:2, pavarësisht se në atë ndeshje “rosonerët” ishin të përkryer.

Por, vendimet e gjyqtarit kryesor të atij takimi, Cuneyt Cakir, bërën që italianët të mbesin pa asnjë pikë në Grupin B.

Tani, Milan-i do të ketë përballë ndeshjen më të rëndësishme të tyre në vitet e fundit, pasi që nëse dëshirojnë kalimin e fazës së grupeve, duhet të mposhtin Porto-n në udhëtim.

Pra, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e fundit në tabelë, me asnjë pikë të marrë në dy takime, kurse Porto gjendet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Sikur mos të mjaftonte situata e krijuar në grup, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, nuk do të mund të llogarisë në shumë futbollistë për këtë sfidë.

Franck Kessie, Brahim Diaz, Mike Maignan, Theo Hernandez, Alessando Florenzi janë ndër emrat që nuk kanë udhëtuar në Portugali për këtë takim.

Ndërsa te Porto nuk pritet të mungojë asnjë nga lojtarët e rëndësishëm.

Formacionet e mundshme:

Porto (4-4-2): Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Marcano, Wendell; Uribe, Sergio Oliveira, Otavio, Corona; Diaz, Taremi.

Milan (4-2-3-1): Tatarușanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Calabria; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore