Sport

Milan-i transferon Sergino Dest


Milan-i ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e futbollistit të tyre, Sergino Dest.

Mbrojtësi anësor do të transferohet në Itali në formën e huazimit një-vjeçar.

Mbrojtësi amerikan nuk ishte në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez dhe katalanasit kanë pranuar ofertën e kampionëve të Italisë për huazimin e futbollistit.

Kuqezinjtë kanë në tavolinë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit për 20 milionë euro në fund të sezonit.

Dest do të fluturojë drejt Milanos gjatë ditës së mërkurë për të nënshkruar kontratën dhe të zyrtarizohet si futbollist i kuqezinjve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore