Sport

Milan-i synon transferimin e sulmuesit të Porto-s


Milan-i është duke kërkuar për transferimin e një sulmuesi, duke qenë se Olivier Giroud nuk garanton në sulmin e kuqezinjve.

Objektivi fillestar i tyre ishte Alvaro Morata, pos spanjolli duket problem ta braktisë Atletico Madrid-in dhe të transferohet në Milano.

Kështu, plani tjetër është sulmuesi iranian i Porto-s, Mehdi Taremi. 30-vjeçari ka kontratë me klubin portugez deri në verën e vitit të ardhshëm, andaj Milan-i synon transferimin e tij me një kosto jo shumë të lartë.

Aktualisht nuk ka bisedime zyrtare mes klubeve, por mediat në Itali shkruajnë se ato do të zhvillohen javën e ardhshme.

Taremi e kaloi një sezon të shkëlqyer me Porto-n, duke shënuar 31 gola dhe duke dhuruar 14 asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që kuqezinjtë deri më tani në këtë afat kalimtar veror kanë afruar katër futbollistë: Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic nga Chelsea, Luka Romero nga Lazio dhe portierin 31-vjeçar, Marco Sportiello-n, që erdhi si transferim i lirë nga Atalanta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore