Përballje

Milan-i mundet në fund, pas 100 minutash lojë


Milan tregohet shumë e pafat në ndeshjen përballë Atletico Madrid-it.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke shënuar pas 20 minutash.

Rafael Leao shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Brahim Diaz, për golin e epërsisë së Milan-it.

Dhjetë minuta më vonë, Franck Kessie morri karton të kuq, duke e detyruar Milan-in të ruajë rezultatin.

Deri gjashtë minuta para fundit, skuadra e Pioli-t ruajti shumë mirë rezultati, mirëpo pastaj gjithçka ndryshoi.

Griezmann shënoi në minutën e 84-të për të barazuar në 1-1.

Kur u duk se ndeshja po mbyllej, Atletico fitoi një penallti.

Atë e konvertoi në gol Luis Suarez, duke thyer zemra e të gjithë milanezëve.

Pas dy javësh, Atletico ka katër pikë, deri sa Milan-i ka zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore