Përballje

Milan-i kërkon kualifikimin historik ndaj Liverpool-it


Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

E marta vjen me disa sfida interesante, ku disa prej tyre janë thjesht përballje prestigji, disa janë për të përcaktuar liderin e grupit, ndërsa sfida që e gjithë vëmendja është në të, mbetet ajo e Grupit B, mes Milan-it dhe Liverpool-it.

Për Milan-in kjo ndeshje do të jetë tejet e rëndësishme, duke pasur parasysh se fitorja ndoshta do ta kualifikonte tutje në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Një sukses ky, që në rast se arrihet, do të jetë një ëndërr e bërë realitet nga kuqezinjtë, pas një starti aspak të mirë nga ata.

Italianët e nisën aventurën e tyre pas tetë vjetësh në Champions, duke humbur tre ndeshjet e para, pastaj në të katërtën morën një barazim ndaj Porto-s, e më pas për të marrë fitoren e madhe ndaj Atletico-s në udhëtim, sukses ky i cili ia ngjalli shpresat kuqezinjve.

Aktualisht në këtë grup Liverpool-i ka siguruar vendin e parë, duke koleksionuar pesë fitore, ndërsa pozita e dytë (që dërgon në fazën tjetër) ka mbetur e hapur për tria ekipet.

Porto momentalisht mban vendin e dytë me pesë pikë të grumbulluara, ndërsa pas saj vijnë Milan-i dhe Atletico Madrid-i me nga katër pikë.

Në rast se kuqezinjtë arrijnë të fitojnë ndaj Liverpool-it dhe ndeshja tjetër mes Porto-s dhe Atletico Madrid-it përfundon në barazim, atëherë Milan-i do të avanconte tutje.

Gjithashtu edhe një fitore e Atletico-s ndaj portugezëve me rezultat jo më të thellë se fitorja eventuale e Milan-it ndaj Liverpool-it, përsëri italianët do të vazhdojnë tutje.

I vetmi rezultat që nuk i përshtatet kuqezinjve (nëse fitojnë ndaj Liverpool-it) është fitorja e Porto-s ndaj Atletico Madrid-it.

Por, suksesi në fjalë i shtatë herë kampionëve të Evropës, nuk do të jetë edhe aq i lehtë, sidomos pas mungesave që u konfirmuan në javën e fundit për ta.

Listës të së dëmtuarve të trajnerit Stefano Pioli, iu shtuan edhe Rafael Leao, Simon Kjaer e Pietro Pellegri.

Ndërsa te Liverpool-i nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, James Milner, Roberto Firmino e Harvey Elliott.

Por, sipas asaj që deklaroi trajneri Jurgen Klopp, ai nuk do të hyjë në këtë sfidë me futbollistët më të rëndësishëm.

Mirëpo, siç raportoi trajneri i Liverpool-it, Jurgen Kloop, ai nuk do të hyjë me lojtarët më të fortë në këtë ballafaqim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore