Sport

Milan-i arrin marrëveshje me sponsorin gjerman


Kompania gjermane e sigurimeve, “Wefox”, do të jetë tjetër sponsor i klubit të Milan-it që nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi italian, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare, njoftuan se kanë arritur marrëveshje me kompaninë gjermane.

Kuqezinjtë nga kjo marrëveshje pritet të arkëtojnë një shumë prej gjashtë deri në tetë milionë euro në vit.

Pra, vendi i fundit bosh në fanellat zyrtare është mbushur pasi “Emirates” do të mbetet sponsori kryesor përpara ndërsa “BitMex” do të jetë në mëngë.

Ndërsa sa i përket “Emirates”, kontrata aktuale e tyre me Milan-in skadon në fund të këtij sezoni, por palët janë afër kontratës së re, e cila do të sjellë në arkat e italianëve rreth 20 milionë euro në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore