
Skuadra e Milan-it nuk ia doli të shkonte në raundin e 16 më të mirave të Champions League. Madje nuk mundi të shkonte as në raundin e të 32-ve në Europa League.
Edhe pse e marta në mbrëmje mbylli aventurën e kuqezinjëve në Kupat e Evropës, ata dolën të fituar ekonomikisht nga kjo pjesëmarrje.
Sipas italianes “Calcio e Finanza”, Milan-i ka arkëtuar në total 45.17 milionë euro nga aventura evropiane këtë sezon.
Nga bonusi i pjesëmarrjes, kuqezinjtë kanë fituar 15.64 milionë euro. 17.1 milionë euro të tjera i kanë fituar në bazë të renditjes historike në këtë kompeticion. 3.73 milionë euro i kanë fituar në bazë të rezultateve. Dhe rreth 8.7 milionë euro të tjera i kanë fituar nga marketingu.
Por, nëse Milan-i do të kishte shkuar në fazën e të 16-ve, arkëtimi do të kishte arritur shifrën e 60 milionë eurove.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes