Sport

Milan afër transferimit të futbollistit të Romës


Drejtuesit e klubit të Milan-it po mendojnë të transferojnë futbollistin e Romës, Henrikh Mkhitaryan, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave në Itali, Mkhitaryan nuk po kalon momente aq të mira me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, andaj ai nuk pritet të vazhdojë kontratën me klubin verdhekuq, e cila i skadon në qershorin e ardhshëm.

Nga kjo situatë pritet të përfitojë klubi i Milan-it, të cilët duan ta transferojnë futbollistin armen me një kosto të ulët, kështu duke siguruar një mesfushor me cilësi mjaftë të larta.

Gjatë këtij sezoni, 32 vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje ne Serie A, me klubin nga kryeqyteti italian, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar po aq asistime.

Derisa, ai është pjesë e skuadrës nga Roma që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Arsenal-i fillimisht si huazim, pastaj si transferim i lirë.

Që nga ajo kohë, Mkhitaryan ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 22 asistime në 88 paraqitje në të gjitha garat me klubin e Romës.

Ndërkaq, gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në klube të njohura evropiane si Arsenal, Borussia Dortmund, Manchester United e Shakhtar Donetsk.

Derisa kulmin e karrierës, futbollisti i Armenisë e kishte në Shakhtar e Dortmund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore