Pajisje

Microsoft prezanton procesorin e tij për AI


Microsoft ka planifikuar një konferencë për datat 15 dhe 16 nëntor, ku do të fokusohet te inteligjenca artificiale dhe zhvillimet në fushën e AI.

Kjo kompani ka zgjeruar bashkëpunimin me OpenAI dhe vazhdon të investojë në teknologjitë e AI.

Në konferencën “Ignite 2023”, pritet të prezantojë një çip i specializuar për inteligjencën artificiale.

How to Learn Artificial Intelligence? Get Started With AI | nasscom | The  Official Community of Indian IT Industry

Vendimi i Microsoft për të zhvilluar këtë çip ka të bëjë kryesisht me mungesën e pajisjeve GPU nga kompania Nvidia, e cila nuk mund të përmbushë kërkesën e tregut.

Zhvillimi i çipeve AI të tyre do të lejojë Microsoft të bëjë përparime të mëdha në fushën e teknologjive AI dhe të konkurojë me kompanitë e tjera si Amazon dhe Google, të cilat tashmë kanë prodhuar çipe të tyre të AI.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore